Zekaj: Franca favorite, por Spanja mund të sjellë surprizën në Botëror!
Xhevdet Zekaj, zëdhënësi për shtyp i ekipit të Egnatias, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kupën e Botës, duke vlerësuar forcën e Francës pas fitores ndaj Marokut. Sipas tij, skuadra franceze mbetet një nga ekipet më të kompletuara të turneut, por një përballje e mundshme me Spanjën do të ishte një duel i hapur.
Zekaj u shpreh se Franca është një “makineri” futbolli, me lojtarë të nivelit më të lartë dhe një trajner që di të menaxhojë dhe motivojë grupin. Ai veçoi paraqitjen e Kylian Mbappesë, i cili sipas tij tregoi edhe një herë cilësitë e një lojtari vendimtar, ndërsa vlerësoi edhe kontributin e lojtarëve të tjerë si Dembele, Barcola dhe Kounde.
Duke analizuar ndeshjen me Marokun, Zekaj tha se skuadra afrikane dha maksimumin, por gabimet në momente kyçe, sidomos në rastin e golit të Mbappesë, ndikuan në rezultatin final.
Për një përballje të mundshme Francë–Spanjë, zëvendës për shtyp i Egnatias e cilësoi si një nga sfidat më të mëdha të Botërorit. Ai theksoi se Spanja ka një stil të ndryshëm, me shumë pasime, teknikë dhe lojtarë cilësorë që mund t’i vështirësojnë punën Francës.
Sipas Zekajt, një duel mes Francës dhe Spanjës do të ishte një ndeshje për t’u mbajtur mend, ku diferencat do të përcaktoheshin nga detajet. Edhe pse Franca shihet pak favorite, ai beson se Spanja ka potencialin për të shkaktuar surprizën dhe për të luftuar për një vend në finale.
Xhevdet Zekaj: Po e kam thënë që në fillim fare që Franca është një makineri shumë e fortë, nga më të rëndat luftarake për të siguruar apo është skuadra ndoshta më e kompletuar në emra, në cilësi, në mentalitet. Kanë një trajner që di të motivojë skuadrën, e vërteta është shumë e mirë, e njeh prej shumë kohësh dhe kjo i ka të gjitha. E përsërit, janë aty kalimtarët më të mirë të topit të artë.
Ka Mbappe-në që është aty, por nuk janë vetëm këta të dy. Mos harrojmë që aty është Elize, aty është Barkolo, aty janë Kounde, aty janë nuk e di kë të lë e kë të mos them, të parin fare. Gjithsesi Maroku u përpoq të bënte dhe bëri maksimalen, përjashto nëse gabimin i vendosjes në momente të caktuara, sidomos në rastin e golit të Mbappe-së. Mbrojtësi ndenji shumë statik, nuk sulmoi fare, nuk e mbrojti as u hap, nuk i provokoi fare rrezen. Dhe një mjeshtër dhe një lojtar i madh me potencial të jashtëzakonshëm teknik e taktik, por dhe vrastar për golin, Mbappe shënoi një gol shumë të bukur.
Shumë të bukur, e cila Francën e ktheu në qetësi, e ktheu në siguri dhe natyrisht Franca mori atë që donte, u vulos me tashmë dihet një nga futbollistët më të mirë të Europës për këto nivele qw ka nuk flasim për yje, për yje si Platini apo Zidane apo Benzema të niveleve të larta çka pat Franca, por në këtë nivel është në fuqi kampioni, lojtari më i mirë i botës, i FIFA-s. Dembele ka bërë një super gol, megjithëse në ato minuta loja e tij apo thuajse ishte në hije dhe s'kishte treguar asnjë gjë nga bagazhi që ka, nga potenciali që ka, nga mundësitë reale që ka ai për të prodhuar futboll të bukur, gola të bukur, rrezikshmëri përpara portës. Pothuajse mbrojtja e Marokut kishte ditur ta mbulonte mirë në mënyrë të veçantë Dembele-në.
Shiko është e gjithë e pritshme, por mos të harrojmë që përballë do të ketë dhe Spanjën. Një Spanjë që është nëse pretendente, ndoshta me pak diferencë më më shumë Franca, por Spanja ka kolektivitetin, ka futbollin e bukur, ka futbollin teknik, me pasime të shumta të cilat duam apo s'duam ne mund t'ia vështirësojnë punën në, sa të thuash Francën.
Për mua finalja, nëse do të përballen në gjysmëfinale Franca dhe dhe Spanja, kjo do të jetë finalja reale e Kampionatit Botëror të vitit 2026 në tre shtete: Meksikë, Kanada dhe SHBA. Do të jetë një ndeshje spektakël. Pra që barazia është 50 me 50 dhe aty do të fitojë... ndeshja mund të shkojë me detaje për t'u zgjidhur nga gabime apo nga gjëra të vogla të parëndësishme që do të përcaktojnë. Por një gjë do të jetë e sigurt. Futbolli që do të luhet në ndeshjen Francë me Spanjën, nëse shkon Spanja, se ka një ndeshje.
Nëse shkon, unë do të them që ajo do të jetë një ndeshje që do të hyjë në histori dhe që do mbahet mend për shumë kohë. Do ofrojë shumë futboll, shumë spektakël, shumë dyluftime, shumë teknikë, të them që do i ketë të gjitha brenda çfarë kërkon shikuesi apo populli .
Fansat e futbollit në të gjithë botën. Ajo ndeshje i ofron. Edhe atje unë po them që Franca shkon pak më tepër si favorite, apo me një përqindje shumë të vogël për të kaluar në finale, por që merr një grup përballë që ka Pedrin, Ferran e shumë lojtarë të tjerë. U bë vargu, po përmend ata të Barcelonës vetëm, po s'janë vetëm këta, janë edhe shumë futbollistë të tjerë e bëjnë akoma më interesante, akoma shumë më të garantuar një futboll të bukur ashtu siç do të kënaqeshim të gjithë ne. Fituesi e thashë që në fillim që për mua është 50 me 50.
Kam një parandjenjë realisht të keqe për Francën, them që Spanja do ta kalojë Francën nëse kalon Belgjikën. Se këtu do të jetë çudia më e madhe. Belgjika me riparimet që ka bërë në skuadër, ka ndryshuar fytyrën komplet skuadrës duke lënë jashtë Lukakun dhe De Bruyne. Kështu që është e paparashikueshme sot çfarë mund të ndodhë me ata lojtarë që me të vërtetë tregojnë.


