Spanja mban një minutë heshtje për viktimat e tërmeteve në Venezuelë

Kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar një minutë heshtje gjatë seancës stërvitore në Botërorin 2026, në nderim të viktimave të tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën të mërkurën.
Edhe pse Venezuela nuk është pjesë e turneut botëror, mijëra qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës kur vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.
Solidariteti ndaj popullit venezuelian nuk ka ardhur vetëm nga futbollistët spanjollë. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për Venezuelën, duke shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në përballimin e pasojave të katastrofës natyrore.
“Spanja është e gatshme të ndihmojë”, deklaroi Sánchez, teksa njoftoi gjithashtu se ekipe spanjolle të kërkim-shpëtimit do të dërgohen në Venezuelë për të mbështetur operacionet në terren.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet në zonat e goditura nga tërmetet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të ofruar ndihmë humanitare dhe mbështetje për autoritetet venezueliane në këtë situatë të vështirë.


