PIRLO, TRAJNER I ITALISË/ Ish-mesfushori ka arritur akordin me federatën, pritet zyrtarizimi

Andrea Pirlo pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë. Sipas mediave italiane, ish-mesfushori ka arritur marrëveshjen me federatën, ndërsa mungon vetëm njoftimi zyrtar. Pirlo pritet të firmosë një kontratë deri në Kupën e Botës 2030, pas refuzimeve të Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolës.

PIRLO, TRAJNER I ITALISË/ Ish-mesfushori ka arritur akordin me

Në fushë, ai ishte një maestro për të gjithë , dhe tani Italia është gati t’i besojë atij stolin e ekipit kombëtar. Maldini dhe Leonardo, të cilët e njohin mirë, janë të sigurt se Andrea Pirlo ka shumë ide, ashtu siç kishte kur mbretëronte në mesfushë.

Ish-mesfushori legjendar ka arritur akordin për të marrë drejtimin e kombëtares. Sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi,.  Më parë, Pirlo duhet të ndërpresë kontratën me Dubai Junajtid dhe më pas të firmosë me kombëtaren italiane.

47-vjeçari do të firmosë një kontratë afatgjatë deri në Kupën e Botës 2030 dhe prezantimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim. Ish tekniku i juventus do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në sezon.

Pirlo, kampion bote me Italinë në vitin 2006, rikthehet kështu në shërbim të “Axurrëve”, këtë herë si trajner. Ai ka drejtuar më parë Juventusin dhe aktualisht ishte në krye të Dubai United, ndërsa federarata italiane i ka besuar projektin për të rikthyer kombëtaren në elitën e futbollit.

Pirlo ishte opsioni i tretë për Maldinin. Dy të parët ishin teknikë të mëdhenj si Guardiola dhe Ancheloti. Si spanjolli ashtu dhe italiani refuzuan italinë. Ancheloti zgjodhi të vijojë projektin me brazilin deri në vitin 2023, ndërsa Guardiola që është pa skuadër e refuzoi për aryse personale.

Federata italiane ka pasur kontakte edhe me Roberto Mancinin dhe me Antonio Conten, por në fund zgjodhën Andrea Pirlon për pankikën. Ish mesfushori ka një detyrë të vështirë që të rikthejë, kombëtaren në majën e futbollit, pasi prej 3 edicionesh mungon në botëror

EMISIONET