Ish-kampioni i botës Capdevila kërkon ndihmën e Trump: Më refuzuan udhëtimin për finalen e Botërorit

Ish-kampioni i botës Capdevila kërkon ndihmën e Trump: Më

Ish-kampioni i botës me Spanjën, Joan Capdevila, ka bërë një apel publik në rrjetet sociale pasi nuk ka mundur të sigurojë lejen për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Në një postim në platformën X, ish-mbrojtësi i “La Roja” i është drejtuar edhe presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e situatës.

“Kam nevojë për ndihmë, Donald Trump. Sapo më thanë se nuk mund të udhëtoj në finale me fëmijët e mi, sepse më refuzuan aplikimin ESTA.

A mund të më ndihmojë dikush? Nuk e imagjinoni sa shumë do të thoshte për mua të isha atje me shokët e skuadrës së vitit 2010 dhe me këtë ekip për t’i mbështetur. 

Nuk mund ta besoj që nuk më lejojnë të hyj në SHBA dhe të humbas një moment kaq të veçantë me fëmijët e mi, që e duan kaq shumë futbollin. Nëse dikush di si mund të zgjidhet kjo, do t’i jem mirënjohës gjithë jetën”.

EMISIONET