Gary Neville kritikon ashpër Argjentinën pas finales: Performancë e mjerueshme, Messi i mbajti gjallë

Gary Neville kritikon ashpër Argjentinën pas finales: Performancë

Legjenda e futbollit anglez, Gary Neville, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, duke e cilësuar lojën e kampionëve në fuqi si të dobët dhe zhgënjyese.

Argjentina e Lionel Messi synonte të bëhej vetëm skuadra e tretë në histori që mbronte titullin e Botërorit, por u mposht nga Spanja pas golit të Ferran Torres në minutën e 106-të të finales.

Neville, gjatë analizës së tij në podcastin “Stick to Football”, tha se pavarësisht respektit për ekipin argjentinas, paraqitja në finalen e madhe ishte shumë larg pritshmërive.

“Thashë se i admiroja në fillim, por të jemi të sinqertë, ata luajtën tmerrshëm. Merita u takon që qëndruan në lojë, por performanca ishte e dobët”, deklaroi ish-mbrojtësi i Manchester United.

Megjithatë, Neville pranoi se Argjentina nuk do të kishte arritur në një tjetër finale pa ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, i cili shënoi tetë gola gjatë rrugëtimit të tyre në turne.

“Kanë një kimi të pabesueshme dhe një shpirt luftarak që i mban gjallë. Në sulm kanë një lojtar që krijon avantazh të madh. Pa të, do ta kishin shumë më të vështirë të arrinin deri në këtë fazë”, u shpreh ai.

Komentet e Neville vijnë pas një finaleje të tensionuar, ku Argjentina u kritikua për lojën e ashpër dhe mungesën e rrezikshmërisë në fazën sulmuese përballë Spanjës.

EMISIONET