Fenerbahçe nis bisedimet me Milanin për Leaon, por 50 milionë euro dhe Championsi pengojnë marrëveshjen

Fenerbahçe nis bisedimet me Milanin për Leaon, por 50 milionë

Fenerbahçe po tenton të realizojë një nga goditjet më të mëdha të merkatos, duke negociuar me Milanin për transferimin e sulmuesit portugez Rafael Leao.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e klubit turk kanë zhvilluar takime në Milano me përfaqësuesit e kuqezinjve, por marrëveshja mbetet larg finalizimit për shkak të kërkesave të larta financiare dhe pasigurisë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Milani kërkon 50 milionë euro, plus bonuse, për kartonin e Leaos dhe nuk pranon formulën e huazimit me detyrim blerjeje, duke insistuar në një shitje të menjëhershme.

Edhe vetë futbollisti ka kërkesa të larta, pasi synon një pagë prej të paktën 10 milionë eurosh në sezon, pa përfshirë bonuset.

Një tjetër faktor vendimtar është kualifikimi i Fenerbahçes në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, që konsiderohet element kyç për të bindur portugezin t’i bashkohet klubit turk.

Për momentin, bisedimet vijojnë, ndërsa edhe Beşiktaşi mbetet në garë për shërbimet e Leaos.

EMISIONET