Çfarë fshihet në të vërtetë pas pauzës së hidratimit në Botëror? Bëhet fjalë për …

Pauzat e hidratimit që mbahen në mes të një pjese në ndeshjet e Botërorit, kanë bërë që të flitet shumë për to. Më shumë se sa për rikuperimin fizik të futbollistëve, prapa këtij vendimi fshihet një element shumë i rëndësishëm ekonomik.
Këto ndalesa të shkurtra janë kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për rrjetet televizive falë bllokut publicitar që jepet pikërisht gjatë këtyre pauzave.
Çdo ndeshje përfshin 2 ndalesa të detyruara, nga një për secilën pjesë, dhe që zgjat afërsisht 3 minuta. Ky sistem është i mirëformuluar, blloqet publicitare nisin vetëm pak sekonda pasi arbitri ndalon lojën dhe televizonet rikthehen në fushë 1 minutë para fillimit të lojës. Kjo lejon deri në 8 reklama gjë që sjell fitime të mëdha ekonomike.
Sipas raportimeve nga BBC, specialistë të industrisë televizive vlerësojnë se një bllok prej gjys minute në Botëror mund të sigurojë 200 mijë deri në 300 mijë dollarë për rrjetet televizive.
Për televizionet e mëdha sidomos ato në SHBA, shifra mund të shkojë edhe deri në 750 mijë dollarë për hapësirë. Me këto shuma, të ardhurat e fituara nga këto pauza mund të arrijnë deri në 250 milionë dollarë.
Megjithatë një vendim i tillë, kjo strategji komerciale nuk i ka shpëtuar polemikave. Trajnerë, lojtarë por edhe tifozë të shumë kanë ngritur pyetje mbi impaktin që këto ndalesa kanë në ritmin e lojës.
Në stadiume të shumta janë dëgjuar vërshëllima dhe ndjesi pakënaqësie, edhe për faktin që në shumicën e rasteve vapa nuk ka qenë e madhe, duke hedhur poshtë justifikimin e hidratimit.
Nga ana tjetër, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vuri theksin tek rëndësia e këtij pushimi duke u shprehur se në një Botëror ku luhen 8 ndeshje brenda një muaji është shumë e rëndësishme që futbollistët të kenë disa minuta çlodhjeje.


