DESCHAMPS: MAROKU, NJË TEST I VËSHTIRË/ Trajneri i Francës shmang debatet për arbitrat

Trajneri i Francës, Didier Deshamps, ka refuzuar të përfshihet në polemikat që shpërthyen pas fitores së Argjentinës ndaj Egjiptit, duke kërkuar që fokusi të mbetet te futbolli dhe jo te gjyqtarët. Tekniku ka vlerësuar shumë Marokun, ndërsa u shpreh se skuadra duhet të jetë efektive si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje\

DESCHAMPS: MAROKU, NJË TEST I VËSHTIRË/ Trajneri i Francës

Francë- Marok është është sfida që do të ngrejë siparin e cerekfinaleve të kupës së botës. Dy skuadrat do të ndeshen sërish mes tyre në botëror, pasi edicionin  e shkuar u përballen në gjysmëfinale. Në prag të këtij dueli, trajneri i Francës, Deschamps e cilësoi Marokun një rival shumë më të fortë se Paraguai. Sipas tij, skuadra duhet të tregojë efikasitet në të dyja fazat e lojës, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

"Maroku është një skuadër e fortë që kontrollon zotërimin e topit dhe di të menaxhojë ritmin e ndeshjes. Është një ekip me shumë cilësi, jo rastësisht arriti në gjysmëfinalen e Botërorit 2022. Do të duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë më të mirë nëse duam të kualifikohemi. Në çerekfinale niveli i kundërshtarit rritet edhe më shumë. Maroku është shumë ndryshe nga Paraguai. Do të duhet të jemi efektivë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje”.

Deschamps nuk pranoi të komentojë akuzat për gjyqtarët, duke shprehur vetëm dëshirën që arbitrat të kenë një paraqitje sa më profesionale.

"Shpresoj që gjyqtari të jetë po aq i mirë sa ishin zoti Letexier dhe asistentët e tij në një ndeshje tjetër. Gabimet e vetme janë ato të lojtarëve. Në çdo ndeshje ka situata që mund të shkojnë në njërën anë ose në tjetrën. Ankesat gjithmonë varen nga ana në të cilën je".

Deschamps minimizoi edhe diskutimet për faktin se ndeshja do të drejtohet nga një ekip arbitrash argjentinas, teksa u shpreh se kundërshtari është Maroku, jo gjyqtari. Trajneri francez konfirmoi gjithashtu se FIFA ka refuzuar ankesën e Francës për kartonin e verdhë të marrë nga Olise në fitoren ndaj Paraguait.

Ndërkaq, në kampin tjetër ka optimizëm. Trajneri Mohamed Ouahbi u shpreh se Maroku nuk mund të quhet më surprizë në botëror, pasi skuadra e tij synon trofeun.

"Franca është favorite, por ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar dhe për t'u kualifikuar në gjysmëfinale. Nuk më pëlqen kjo ndjenjë 'kemi bërë mirë që arritëm këtu dhe gjithçka tjetër është bonus'. Jo, bonusi është të fitojmë Kupën e Botës. Kështu kemi ardhur deri këtu dhe do të shkojmë më tej."

Sfida mes francës dhe marokut do të luhet sonte në orën 22:00

EMISIONET