Demi: Koreja e Jugut po bën revolucion në përgatitjen fizike, stërvitja me shpërthim dinamik nis që nga moshat e reja
Klaiv Demi, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka vlerësuar maksimalisht rritjen e frikshme fizike të Koresë së Jugut përmes metodave moderne të stërvitjes, ndërsa u shpreh i befasuar nga rezultati i tyre i fundit përballë një Afrike që nuk la mbresa në fushë.
" Koreja e Jugut po bën një revolucion shumë të madh nga ana e përgatitjes fizike.
Pra është nga ekipet e vetme që po bën një mënyrë trajnimi me anën e shpërthimit dinamik.
Pra në qoftë se mund të shikosh videot, ato i implementojnë këto mënyra stërvitore që në moshat e vogla, të kombëtareve.
Sado unë për vete u habita kur pashë rezultatin, duke parë që është, për mendimin tim një ekip goxha i mirë. Ekip që në Botërorin e kaluar më duket, të mos gaboj, në Botërorin e Rusisë, eliminuan, ndjesë, Gjermaninë nga grupet.Sado ky është futbolli, ka shumë befasi, po prapë se prapë nga ana fizike Afrika nuk m'u duk ndonjë ekip shumë i fortë", u shpreh Demi.

