Deklarata e Tacchinardi për Kolumbinë/ Sorra: Ai tha se skuadra po kthehet në simbol force dhe identiteti

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Botërorit” në Ora News, Arben Sorra ka folur për ecurinë e kombëtares së Kolumbisë dhe paraqitjet e saj në turne, duke sjellë në diskutim edhe një koment të bujshëm nga ish-futbollisti i Juventusit dhe Italisë, Alessio Tacchinardi.

Në panel u vu në dukje forma e mirë e Kolumbisë, e cila sipas analizave ka sjellë një lojë të fortë dhe të organizuar, duke tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv.

Gjatë diskutimit, u përmend edhe një deklaratë e Tacchinardit për ekipin kolumbian, ku ai e ka cilësuar skuadrën si një grup që ka arritur një nivel të lartë forme dhe identiteti, deri në atë pikë sa është kthyer në simbol për tifozët e saj dhe përfaqësimin kombëtar.

“Po dëgjoja Tacchinardin, ish-lojtarin e Juventusit dhe Italisë. Ai për Kolumbinë tha se ka arritur një stad shumë të lartë forme, sa është kthyer në simbol për mënyrën si po luan dhe për energjinë që po jep në fushë.”-tha ai.

EMISIONET