Baku: Polemikat nuk e ndalin Argjentinën, Messi dhe ekipet e mëdha dinë të fitojnë ndeshjet e vështira

Fitorja e Argjentinës mes polemikave ka ndezur debat në botën e futbollit, ndërsa gazetari sportiv Ervin Baku, i ftuar në emisionin “Sport News” në “Ora News”, analizoi momentet më të diskutuara të sfidës.
Baku u shpreh se polemikat janë të pandashme nga futbolli, edhe pas futjes së teknologjisë VAR, duke sjellë si shembull rastin e kontestuar në Kampionatin Europian 2024, kur Gjermanisë iu kërkua falje për një vendim të gabuar ndaj Spanjës.
“Sa të ekzistojë futbolli do të ketë polemika. Nuk është se VAR-i i ka zhdukur, do të ketë gjithmonë interpretime. Çështja është nëse VAR-i duhet ta nisë rishikimin që nga fillimi i aksionit apo vetëm në momentin final”, tha Baku.
Ai hodhi poshtë teoritë se vendimet favorizojnë skuadra apo lojtarë të caktuar, duke theksuar se futbolli nuk mund të përcaktohet nga skenarë të tillë.
“Nuk besoj te teoritë konspirative që Messi duhej ta fitonte Botërorin 2022. Nëse do të ishte kështu, Kolo Muani do të shënonte në minutën e 120-të dhe çdo debat do të mbyllej”, u shpreh ai.
Duke analizuar paraqitjen e Argjentinës, Baku vlerësoi reagimin e kampionëve të botës pas sfidave të vështira në turne, duke e cilësuar përballjen me Kepin e Gjelbër si një nga ndeshjet më të bukura të Botërorit deri tani.
Sipas tij, prania e Lionel Messit në fushë ndryshon gjithçka.
“Kur ke Mesin aty, edhe në minutat e fundit, gjithçka është e mundur. Futbolli na ka mësuar se asgjë nuk është e pamundur”, tha Baku.
Ai solli edhe një shembull historik nga Botërori i vitit 1954, ku Hungaria e Ferenc Puskashit ishte favorite absolute, por humbi finalen ndaj Gjermanisë Perëndimore, pavarësisht se kishte fituar ndaj saj 8-3 në fazën e grupeve.
Në fund, Baku e konsideroi Argjentinën si një nga pretendentet kryesore për trofeun, duke parashikuar një finale të mundshme mes Francës dhe Argjentinës.
“Kam parashikuar një finale Francë-Argjentinë. Nuk shikoj ekip tjetër që mund të hyjë mes tyre. Franca është kampione në fuqi dhe mund të jetë ajo që do të ngrejë sërish trofeun”, përfundoi ai.
Ervin Baku: Sa të ekzistojë futbolli do ketë polemika edhe nuk është se VAR-i e ka ë, do të ketë akoma polemika. Unë kujtoj kampionatin Europian të të 2024-ës që Gjermanisë nuk i dhanë një penallti të Cucurella-s, po ta mbash mend edhe mbas tre muajsh i kërkuan falje Gjermanisë, po sa sa fajde vlen. Kështu që nuk e di, duhet çështja e interpretimit, rasti i golit nuk e di a duhet filluar ë rishikimi i VAR-it që nga fillimi i aksionit apo dhe aty dhe ë, s'e di domethënë, po patjetër që përderisa ka bërë kaq zhurmë, duhet të ketë nga të dyja krahët.
Nuk arrij ta ta ndaj domethënë, po nuk besoj te këto teoritë konspirative që Messit duhet t'i jepnin botërorin 2022-shin se po të ishte ashtu, Kolo Muani bënte atë golin në minutën e 120, po ishte ajo hapja e këmbëve të portierit dhe përfundonte çdo, çdo debat, apo nuk i besoj këto që duan t'ia japin botërorin kësaj apo asaj skuadre.
Dëgjo, unë mendoj që ka qenë, ajo i kishte nxjerrë mësimet nga përballja me Kepin e Gjelbërt. Ku ishte një ndeshje shumë e fortë, shumë e luftuar. Për mua ndeshja më e bukur e botërorit deri tani. Edhe ai që s'e ka parë atë ndeshje ka humbur goxha. Përsëri është Argjentina që na jep ato me Mesin, po kur ke Mesin, jo vetëm minuta 79, pra sa i bie, ke dhe 12 dhe mund të themi nja pesë gjashtë, domethënë shkon te 20 minutat. 2: 20 minuta kur ke Mesin aty, domethënë gjithçka është e mundur dhe futbolli na ka mësuar që futbolli na ka mësuar që asgjë nuk është e pamundur.
Dhe dëgjo, dhe unë po ta them përsëri për shembull, meqë jemi te Kupa e Botës. E lidh me këtë, e lidh me 54-ën. Se Zvicra shkoi në çerekfinale pas 54-ës. Ti e di që në 54-ën ka qenë një dominim total në botë i Hungarisë. Me Ferenc Puskash. Dhe në grup ajo e mundi Gjermaninë 8 me 3 . Dolën në finale të botërorit. Ishin 2 me 0 për Hungarinë. Dhe në fund fitoi Gjermania 3 me 2 dhe u shpall kampione e botës.
Patjetër. Tani natyrisht dhe Argjentina është... është një ekip i madh, patjetër. Është kampionja, kampionja e botës në fuqi. Patjetër pretendente te kjo ana e djathtë e pemës. Se është ana e majtë me Francë, Marok, Spanjë, Belgjikë. Dhe këtu kemi anën tjetër, kemi Angli, Norvegji dhe kemi Argjentinë, Zvicër. E kam parashikuar përpara fillimit të kampionatit. Kam parashikuar një finale Francë-Argjentinë.
Ashtu si në 86-ën kishim binomin 86-90 Gjermani-Argjentinë, në 86-ën fitoi Argjentina, në 90-ën Gjermania. Tani do të kemi Francë-Argjentinë, në 2022-shin fitoi Messi dhe Argjentina. Këtë vit nuk shikoj ekip tjetër, kështu që mendohet që do të jetë Franca kampione e botës në fuqi, që do shpallet kampione e botës.

