Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, Bardhi s*lmon me ujë kryeministrin Rama. Peleshi e përjashton nga seanca

Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, Bardhi s*lmon me ujë

Teksa votoheshin projektligjet e rendit të ditës, deputët e opozitës vijuan të bllokonin foltoren dhe në një moment Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu nisën të hidhnin ujë në drejtim të kryeministrit Rama, duke e lagur. 

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, punonjësit e Gardës së Republikës kanë ndërhyrë me shpejtësi duke rrethuar kryeministrin.

Pas këtij veprimi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e 23 korrikut.

“Zoti Bardhi, je i përjashtuar nga seanca, ju përjashtoj, largohuni nga salla”, tha ai.

Gjatë votimit pati përsëri ndërprerje për 5 minuta, pas kërkesës së Taulant Ballës në lidhje me një nga amendamentet e radhës, pasi kërkoi konsultim me grupin.

EMISIONET