TENSIONE NË KUVEND/ Opozita bllokon foltoren dhe ndalon prezantimin e raportit të PS për Territorialen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 12:58
Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale, opozita bllokoi foltoren.
Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin.
Me pengimin e vijimit të seancës, kryetari i Kuvendit njoftoi 5 minuta pushim deri në lirimin e foltores.


