Kondicioneri ju nxjerr deri në 15 litra ujë në ditë/ Ja si mund ta ripërdorni në shtëpi

Kondicioneri ju nxjerr deri në 15 litra ujë në ditë/ Ja si

Gjatë verës, kondicionerët jo vetëm freskojnë ambientet, por prodhojnë edhe sasi të konsiderueshme uji të kondensuar, të cilin shumica e njerëzve e hedhin pa e menduar.

Ekspertët thonë se ky ujë mund të përdoret në disa mënyra praktike në shtëpi, pasi përmban pak minerale dhe është i përshtatshëm për përdorime ku nuk nevojitet ujë i pijshëm.

Uji që del nga kondicioneri mund të shfrytëzohet për ujitjen e bimëve, mbushjen e hekurit me avull, shpëlarjen e tualetit, larjen e tarracave apo për disa procese teknike.

Sasia e ujit varet nga temperatura dhe lagështia e ajrit, por një kondicioner mund të prodhojë nga rreth 8 deri në 15 litra ujë të kondensuar në ditë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky ujë nuk duhet të pihet apo të përdoret për gatim, pasi mund të përmbajë baktere dhe gjurmë metalesh që kërkojnë trajtim të posaçëm para konsumit.

Për ta përdorur në mënyrë të sigurt, këshillohet që uji të mblidhet në enë të pastra dhe të përdoret brenda një kohe të shkurtër, për të shmangur zhvillimin e mikroorganizmave.

Kështu, një sasi uji që zakonisht përfundon në kanalizim mund të kthehet në një burim të dobishëm për punët e përditshme në shtëpi.

EMISIONET