Këngëtarja Maria Ramushaj: Kënga e Dajo Xhanit më e kërkuara në dasmat shqiptare

Këngëtarja Maria Ramushaj ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për atmosferën në dasmat shqiptare dhe këngët që vazhdojnë të mbeten të preferuara ndër vite.

Gjatë bisedës, Ramushaj u ndal te repertori që kërkohet më shpesh nga të ftuarit, duke theksuar se një këngë tradicionale vazhdon të dominojë në çdo festë familjare.

Sipas saj , pavarësisht ndryshimeve që kanë pësuar dasmat me kalimin e viteve dhe futjes së repertorëve modernë, disa këngë tradicionale vazhdojnë të kenë një vend të veçantë në zemrën e publikut.

Ajo theksoi se "Kënga e Dajo Xhanit" mbetet një nga këngët më të dashura dhe më të kërkuara, duke ndezur atmosferën në dasmat shqiptare.

Ndiqni emisioni e plotë:

 

EMISIONET