Këngëtari Arben Sinoni zbulon këngët që nuk mungojnë kurrë në dasmat e Shqipërisë së Mesme
Këngëtari Arben Sinoni ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për ndryshimet që kanë pësuar dasmat shqiptare ndër vite, por edhe për këngët që vazhdojnë të jenë më të kërkuarat nga publiku.
Sipas Sinonit, pavarësisht prurjeve të reja muzikore, në dasmat e Shqipërisë së Mesme mbizotërojnë ende këngët tradicionale.
Teksa moderatorja përmendi "Këngën e Myslym Pezës", Sinoni konfirmoi se ajo mbetet ndër më të preferuarat. Sinoni theksoi se këngët popullore vazhdojnë të kenë një vend të veçantë në dasmat shqiptare, duke ruajtur traditën dhe duke mbledhur në valle të gjitha brezat.
Sipas tij, "Kënga e Myslym Pezës" dhe "Jam tironse, tironse e vjetër" mbeten dy prej këngëve më të kërkuara në dasmat e Shqipërisë së Mesme.
Ndiqni emisioni e plotë:

