Këngëtari Arben Sinoni: Tradita dhe modernia duhet të ecin krah për krah në dasma

Këngëtari Arben Sinoni ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për evolucionin e dasmave shqiptare dhe ndryshimet që kanë pësuar ndër vite.

Sinoni u shpreh se ndryshimi është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, pasi shoqëria ecën përpara, megjithatë ai mendon se ritmi i këtyre ndryshimeve ka qenë disi i shpejtë.

I pyetur se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të këtyre ndryshimeve, Sinoni veçoi si risi të mirë organizimin më dinamik të dasmave.

Sipas Sinonit, modernizimi i dasmave ka sjellë elemente të reja që e bëjnë atmosferën më festive dhe argëtuese, por ai lë të kuptohet se është e rëndësishme të ruhet edhe ekuilibri mes traditës dhe risive, në mënyrë që dasmat shqiptare të mos humbasin identitetin e tyre.

Ndiqni emisioni e plotë:

EMISIONET