Parku Kombëtar i Butrintit me faqe të re interneti

Faqja e re e internetit (website) e Parkut Kombëtar të Butrintit tashmë është funksionale.
Me sloganin “Para nesh, ishte Butrinti” (Befor us, there was Butrint), website-i fton në një eksperiencë të re digjitale, të krijuar për të ndihmuar në një planifikim më të lehtë të vizitës në këtë park arkeologjik, të zbulohet historia, monumentet dhe pasuria kulturore e Butrintit.
Faqja e re ofron mundësinë e blerjes së biletave online, prezanton monumentet dhe historinë e tyre si edhe sjell të tjera informacione të nevojshme rreth vizitës.
Vizita paraprakisht e faqes së re online mund të jetë një mënyrë e re e nisjes së udhëtimit drejt një prej thesareve më të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë.

