FOTO-ALBUMI/ Festivali ndërkombëtar folklorik e kthen Durrësin në pikëtakimi kulturash dhe miqësish

FOTO-ALBUMI/ Festivali ndërkombëtar folklorik e kthen Durrësin

Festivali ndërkombëtar folklorik i valleve dhe muzikës “Durrës Fest”, organizuar nga World Festival Association (WOFA), ka bashkuar dhjetëra grupe folklorike nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë duke krijuar një atmosferë të veçantë artistike në qytetin bregdetar.

Ansamble vallëzimi, kore dhe orkestra nga vende të ndryshme kanë sjellë traditat, kulturën dhe artin e tyre, duke krijuar një atmosferë të veçantë miqësie, bashkëpunimi dhe festimi në Durrës.

Performancat e grupeve nga Ukraina, Turqia, Moldavia, Letonia dhe Mali i Zi, të cilat prezantuan traditat, muzikën dhe vallet karakteristike të vendeve të tyre çelën mbrëmjen e parë të këtij edicioni duke dhuruar emocione te qytetarët dhe e kthyer sheshin “Liria” u kthye në një skenë ndërkombëtare plot energji, talent dhe kulturë.

Me një pjesëmarrje më të madhe ndërkombëtare se vitet e kaluara, “Durrës Fest” po e kthen Durrësin në një pikëtakim kulturash dhe miqësish.

“Durrës Fest” do të vijojë me performanca nga grupe të tjera artistike gjatë muajve në vijim për të sjell një atmosferë festive dhe shumëllojshmëri kulturore në Durrës, duke e bërë qytetin një nga destinacionet kryesore të aktiviteteve artistike gjatë verës.

Aktivitetet do të vijojnë përgjatë sezonit turistik dhe deri në muajin tetor, me dhjetëra shfaqje artistike që do të zhvillohen në sheshin para Bashkisë së Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve një program të pasur kulturor.

EMISIONET