Zelensky pas takimit me Trumpin: Diskutuam për mbrojtjen e Ukrainës dhe rrugët drejt paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “të mirë” takimin me homologun amerikan, Donald Trump, të zhvilluar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë pa praninë e mediave.
Pas takimit, Zelensky falënderoi Trumpin për bashkëpunimin në përpjekjet për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe arritjen e paqes.
“Një takim i mirë me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit për gjithçka që po bëjmë së bashku për të mbrojtur jetët e ukrainasve dhe për të arritur paqen”, shkroi Zelensky në platformën X.
Sipas presidentit ukrainas, gjatë bisedimeve u diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë mundësinë e licencave për prodhimin e raketave përgjuese për sistemet amerikane Patriot, iniciativa të reja mbrojtëse dhe përpjekjet për rikthimin e procesit diplomatik.
Zelensky shprehu gjithashtu ngushëllime për familjen e senatorit Lindsey Graham, të cilin e cilësoi si një “mik të vërtetë të Ukrainës”.
Ekipet e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pritet të vijojnë koordinimin për hapat e ardhshëm diplomatikë dhe të sigurisë.


