Von der Leyen kërkon kufizime për fëmijët në rrjetet sociale: Duhet të vendosim rregulla të përshtatshme për moshën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se nevojiten kufizime të qarta për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët.
Në një reagim në platformën “X”, von der Leyen tha se debati nuk duhet të fokusohet vetëm te mundësia që fëmijët të kenë akses në mediat sociale, por te momenti kur ky akses duhet të lejohet.
“Ne kemi nevojë për kufizime të përshtatshme për moshën në platforma. Nuk bëhet fjalë nëse fëmijët mund të hyjnë në mediat sociale, por kur mediat sociale mund të hyjnë në jetën e fëmijëve tanë”, shkroi ajo.
Deklarata vjen në një kohë kur disa vende të Bashkimit Evropian kanë miratuar masa për të kufizuar aksesin e të miturve në platformat sociale, me synim mbrojtjen e tyre nga rreziqet online.

