(VIDEO) Festivali në Francë përfundon në kaos/ 'Shpërthejnë' sherret dhe incidentet mes turmës së mbingarkuar, mbeten të lënduar

Gjatë festivalit vjetor të muzikës “Fête de la Musique” në Francë janë regjistruar incidente të shumta dhune dhe kaosi në disa qytete të vendit.
Autoritetet franceze kanë bërë mbi 240 arrestime, ndërsa janë raportuar sulme me thikë, grabitje, raste dhune seksuale dhe incidente të tjera, pavarësisht pranisë së shtuar të policisë.
Në Tuluza dhe Colomiers, dy persona janë plagosur me thikë dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital. Në Paris dhe zonat përreth janë raportuar disa raste të dyshuara për sulme seksuale, përfshirë edhe një rast të rëndë ndaj një gruaje të re në një banesë private.
Gjithashtu, disa persona kanë raportuar sulme me shiringa gjatë festivalit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës në disa zona për të shpërndarë turmat.
Autoritetet kishin angazhuar mijëra forca policie për të garantuar sigurinë, por numri i madh i pjesëmarrësve, konsumimi i alkoolit dhe situata e mbingarkuar në disa zona kanë bërë që festivali të përfundojë me incidente të shumta dhe arrestime në të gjithë vendin.
???????? Fête de la musique à Paris : plusieurs voitures complètement saccagées et détruites par la nouvelle France de Mélenchon ! C’est ça, faire la fête ? pic.twitter.com/2NSRZ6Njco
— Wolf ???? (@PsyGuy007) June 22, 2026
????????BREAKING: Incredible violence and lynchings in the middle of the street during the Festival of Music in Paris (Fête de la Musique).
— Remix News & Views (@RMXnews) June 22, 2026
The interior ministry claims the event was peaceful with "no major incidents."
If it wasn't for X, they would get away with their lies. pic.twitter.com/xWLKimnnka
