Nga Cancún te Phuket: Zbulohet lista e 10 destinacioneve më argëtuese bregdetare në botë!

Nga Cancún te Phuket: Zbulohet lista e 10 destinacioneve më

Me kaq shumë vende të mbushura me plazhe në mbarë botën, si mund të zgjedhë një adhurues i detit destinacionin më të mirë për pushime? Sidomos nëse dëshiron të qëndrojë atje për disa ditë dhe të ketë gjithmonë diçka për të bërë?

Një studim i ri i realizuar në muajin maj nga kompania turistike “Sail” analizoi 40 destinacione bregdetare në mbarë botën për të kuptuar se çfarë e bën një vend bregdetar jo vetëm të bukur, por edhe argëtues, me mjaftueshëm aktivitete për të mos u mërzitur.

Pa gjykuar ata që duan thjesht të relaksohen në plazh, studimi u fokusua te destinacionet që ofrojnë larmi të mjaftueshme aktivitetesh për të mbushur një ditë të tërë, madje edhe një fundjavë apo një javë të plotë.

Studimi vlerësoi numrin e plazheve, aktivitetet ujore, udhëtimet ditore dhe ekskursionet, mundësitë për ushqim e restorante (sepse çfarë vlere ka një plazh nëse nuk mund të shijosh një pije të ftohtë pranë tij?), atraksionet historike, operatorët e sporteve ekstreme dhe aventurës, si edhe disponueshmërinë e tureve në natyrë dhe për vëzhgimin e jetës së egër në secilin destinacion bregdetar.

Të dhënat u morën nga Tripadvisor dhe GetYourGuide.

Secili destinacion mori një vlerësim nga 0 deri në 100 pikë dhe një prej tyre doli qartë në krye të listës:

Sardenja në Itali, e cila arriti rezultatin maksimal prej 100 pikësh.
Ishulli mesdhetar pranë brigjeve italiane krenohet me 541 plazhe, më shumë se çdo destinacion tjetër që u rendit në top 10 të sondazhit. Ai është gjithashtu shtëpia e qytetit Arzachena, pjesë e Zonës Blu, e dokumentuar për jetëgjatësinë e banorëve vendas.

Vitin e kaluar, një nga plazhet e Sardenjës, Cala Goloritzé, u shpall plazhi më i mirë në botë, sipas The World’s 50 Best Beaches.
Përveç plazheve të shumta, në Sardenjë ka 354 mundësi për ekskursione e udhëtime ditore, si edhe 28 mundësi për sporte ekstreme dhe aventura, duke i dhënë ishullit rezultatin perfekt 100 si destinacion “kundër mërzisë”.

Le ta pranojmë: resortet gjithëpërfshirëse në plazh bëhen shpejt të mërzitshme. Je i bllokuar në të njëjtin vend, duke ngrënë të njëjtin ushqim për një javë dhe nuk ke ku të shkosh tjetër, tha burimi.

Për adoleshentët është edhe më keq, sepse thjesht qëndrojnë aty ndërsa prindërit pushojnë. Por pushimet në plazh nuk duhet të jenë kështu.

Ka vende si Cancún apo Phuket që kanë plazhe, por edhe miliona gjëra të tjera për t’u argëtuar. Nëse familja jote zgjedh gjithmonë resorte të mërzitshme, mund të jetë ide e mirë t’ua dërgosh këtë dhe të shpëtosh verën tënde, komentoi thelbin e studimit ekipi i Sail Croatia në një deklaratë për Travel + Leisure.
Përveç Sardenjës, në top 10 u renditën këto destinacione bregdetare:

Sardenja, Itali

Cape Town, Afrika e Jugut

Kreta, Greqi

Cancún, Meksikë

Phuket, Tajlandë

Bregdeti Amalfi, Itali

Punta Cana, Republika Dominikane

Lisbona, Portugali


Positano, Itali

Tulum, Meksikë

EMISIONET