Italia sekuestron asete me vlerë 2 miliardë euro nga oligarkët rusë pas sanksioneve për Ukrainën!

Italia sekuestron asete me vlerë 2 miliardë euro nga oligarkët

Italia ka sekuestruar asete me vlerë rreth dy miliardë euro nga oligarkët rusë në kuadër të sanksioneve të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Lajmi u bë i ditur nga Policia Financiare Italiane (GDF), e cila publikoi raportin me rastin e 252-vjetorit të themelimit të saj.

Sipas raportit, pasuritë e konfiskuara përfshijnë prona të paluajtshme, automjete luksoze, jahte, vepra arti si dhe aksione në kompani të ndryshme.

Autoritetet italiane kanë intensifikuar kontrollet financiare dhe zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj individëve dhe subjekteve ruse që janë përfshirë në listat e sanksioneve të Bashkimit Evropian pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, GDF bëri të ditur se gjatë periudhës janar 2025 – maj 2026 janë zbuluar mashtrime me fondet italiane dhe ato të Bashkimit Evropian në vlerë prej më shumë se 1.6 miliardë eurosh.

Autoritetet theksuan se lufta kundër krimit financiar, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve italiane.

EMISIONET