“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro

“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë

Chey Tae-won, presidenti i kompanisë së dytë më të madhe në Korenë e Jugut, SK Group, është urdhëruar nga një gjykatë koreane t’i paguajë ish-gruas 565 milionë euro në një çështje që mediat lokale e kanë quajtur “divorci i shekullit”. 

Shpërblimi, i cili ende duhet të finalizohet, është nën shumën fillestare prej 830 milionë eurove që Chey Tae-wonit iu tha t’ia paguante Roh Soh-yeongut në vitin 2024.

Vendimi ndodh më shumë se një dekadë pasi martesa e tij me Roh – vajzën e një ish-presidenti – u prish pas zbulimit se ai kishte pasur një fëmijë me një grua tjetër.

SK Group drejton SK Hynix, gjigantin e gjysmëpërçuesve që furnizon me çipa Nvidian dhe së fundmi bëri debutim rekord në tregun e aksioneve të SHBA-së.

“Chey Tae-wonit i vjen shumë keq që procedurat [e divorcit] deri më tani kanë shkaktuar shqetësim te shumë njerëz. Ne do të japin përgjigje specifike ndaj vendimit pasi ta shqyrtojmë nga afër”, kanë thënë avokatët e tij. 

SK Group është një nga konglomeratet e mëdha familjare (‘chaebol’) të Koresë së Jugut, të cilat dominojnë ekonominë e vendit. Renditet si kompania e dytë më e fuqishme pas Samsungut. 

Chey dhe Roh kishin qenë të martuar për 35 vjet.

Gjatë gjyqit të vitit 2024, avokat e ish-gruas kishin argumentuar me sukses se Chey kishte marrë ndihmë të konsiderueshme nga asokohe vjehrri i tij, i cili kishte shërbyer si president i vendit midis viteve 1988 dhe 1993.

EMISIONET