DETAJE/ Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese.
Nekhoroshev ka qenë redaktor i gazetës ruse “Moskovsky Korrespondent”, e cila në vitin 2008 publikoi një artikull që shkaktoi reagime të forta në Kremlin, duke pretenduar për një lidhje të Presidentit rus Vladimir Putin me gjimnasten olimpike Alina Kabaeva.
Nekhoroshev ishte zhvendosur në mërgim pas publikimit të historisë së vitit 2008, e cila sipas raportimeve solli edhe mbylljen e gazetës ku ai punonte ndërsa thuhet se u përball me presion dhe kërcënime,
69-vjeçari kishte jetuar për më shumë se një dekadë në mërgim në Riga ndërsa mediat letoneze raportojnë se ai është gjetur i vdekur në banesën e tij, pasi kishte konsumuar kërpudha të egra të mbledhura nga kopshti. Pavarësisht se ishte i njohur si mbledhës me përvojë, dyshohet se kërpudhat rezultuan fatale.
Autoritetet ende nuk kanë dalë me një përfundim zyrtar, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet në Letoni për vdekjen e tij vijojnë.


