BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë/ Dakordësi për kufizimin e naftës dhe gazit

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë/

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa pritet që së shpejti të nisë procedura për miratimin përfundimtar të saj.

Diplomatët evropianë bëjnë me dije se pika më e debatueshme, që lidhej me ndalimin e furnizimit me gaz rus drejt vendeve të treta, është zgjidhur përmes një periudhe të gjatë tranzicioni.

Në kuadër të masave të reja, vendet e BE-së kanë rënë dakord gjithashtu që për një vit të ngrijnë kufirin maksimal të çmimit për naftën e papërpunuar ruse në 44.10 dollarë për fuçi.

Propozimi për kufizimin e transportit të gazit rus nga kompanitë evropiane drejt blerësve jashtë bllokut kishte shkaktuar debate, veçanërisht nga Greqia, e cila kishte ngritur shqetësime për efektivitetin e kësaj mase.

Megjithatë, pas negociatave mes vendeve anëtare, u arrit kompromisi dhe puna teknike për paketën e re të sanksioneve është drejt përfundimit.

Masat e reja janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

 

 

EMISIONET