Zjarr në dy magazina me ushqime për bagëti në Grabjan të Divjakës/ Erërat përhapin flakët, rrezikohen dy banesa

Zjarr në dy magazina me ushqime për bagëti në Grabjan

Një zjarr ka rënë në dy magazina me bazë ushqimore për bagëti në fshatin Tre Ura, njësia Grabjan.

Zjarri ka nisur në një nga magazinat, por i ndihmuar nga era e fortë është përhapur edhe në tjetrën.

Zjarrfikësit e Divjakës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, në ndihmë janë kërkuar edhe zjarrfikësit e Lushnjës.

Momentalisht po punohet për izolimin e zjarrit, pasi rrezikohen edhe dy banesa që janë ngjitur me këto magazina.

EMISIONET