DIGJET ZONA E QAFË-THANËS/ Temperaturat e larta favorizojnë vatrën e zjarrit, neutralizohet sipërfaqja me bimësi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Qafë Thanës, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre.
Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar zgjerimin e vatrës së zjarrit, duke e bërë më të vështirë kontrollin e situatës.
Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Pogradecit, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Ndërhyrja vijon për të vendosur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth.

