“Martohen” dy robotë humanoidë në Moskë/ Ceremonia simbolike tërheq vëmendjen në Rusi

“Martohen” dy robotë humanoidë në Moskë/

Një ceremoni e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Moskë, ku dy robotë humanoidë janë “kurorëzuar” në një martesë simbolike.

Eventi u zhvillua në Bibliotekën Pushkin, ku robotët Robert dhe Matilda shkëmbyen “betimet” dhe u shpallën zyrtarisht “bashkëshortë robotë”.

Në ceremoninë e veçantë mori pjesë edhe “qeni robotik” Dogmatic, i cili luajti rolin e sjellësit të unazave të martesës.

Sipas organizatorëve, dy robotët premtuan të ishin “partnerë të besueshëm përmes të gjitha algoritmeve të jetës”, duke mbështetur njëri-tjetrin përmes përditësimeve dhe duke ruajtur një “lidhje të qëndrueshme”.

Ngjarja simbolike vjen në një kohë kur zhvillimi i robotikës dhe inteligjencës artificiale po sjell gjithnjë e më shumë eksperimente të reja mbi ndërveprimin mes njerëzve dhe makinave.

 

EMISIONET