Dy Aston Martin Valhalla dalin në ankand/ Koleksionisti amerikan shet supermakinat me vetëm 315 kilometra të përshkuara

Dy Aston Martin Valhalla dalin në ankand/ Koleksionisti amerikan shet

Dy ekzemplarë pothuajse të rinj të Aston Martin Valhalla do të dalin në ankand gjatë Monterey Car Week në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak muaj pasi nisën dorëzimet e modelit të ri luksoz.

Automjetet i përkasin sipërmarrësit dhe koleksionistit amerikan Milton Verret, ndërsa veçantia e tyre është se të dyja makinat kanë të njëjtin kilometrazh: vetëm 196 milje, ose rreth 315 kilometra.

Aston Martin Valhalla është një nga modelet më të avancuara të markës britanike, me performancë të lartë dhe teknologji të zhvilluar nga përvoja e kompanisë në garat automobilistike.

Dalja në ankand e dy automjeteve pothuajse të papërdorura pritet të tërheqë vëmendjen e koleksionistëve të makinave luksoze, pasi ekzemplarët me kilometrazh kaq të ulët janë të rrallë në treg.

EMISIONET