Mesi këshillon Jamal: E ardhmja e futbollit i takon brezit tuaj

Mesi dhe Jamal duket si vëllezër siamezë. Janë të dy mëngjërashë, kanë pasur të dy numrin 19 në fanellë në fillimet e tyre dhe janë thuajse identikë në përdorimin e topit dhe njëkohësisht janë drblues kalibri.
Kjo ngjashmëri ka sjellë edhe një miqësi të ndërsjelltë, e cila pas Kampionatit Botëror ka qënë evidente. Lionel Mesi inkurajoi Lamine Jamalin të “ndjekë rrugën e tij”. Këtë gjë “pleshti” menjëherë pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në fi nalen e Kupës së Botës. Askush nuk e vuri re, por kamerat e kishin fiksuar një gjë të tillë Jamal u pa duke përqafuar Mesin në fushë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes për titull të së dielës në Nju Jork, në të cilën të dy shkëmbyen disa fjalë.
I pyetur më pas se çfarë i kishte thënë Mesi fitues tetë herë i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Barcelonës, Jamal zbuloi.
“Ai më tha të ndjek rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Këto fjalë kanë po aq rëndësi për mua sa medalja e artë në qafën time”.
Kaq kanë bërë që në qendër të disktimeve dhe thashethemeve të jenë dy lojtarët. Mesi, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës në 2022, për fundoi një turne të jashtëzakonshëm. Ai përfundoi me tetë gola dhe katër asistime, duke marrë pjesë në të gjitha tetë ndeshjet që Argjentina luajti në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut. “Ai është dikush që gjithmonë e kam admiruar,” tha ylli i Barcelonës për Mesin.
“Në fund të ndeshjes, i tregova respektin tim. Doja ta ngushëlloja kur e pashë në atë gjendje. Nuk e di sa kam arritur ta bëj, këtë gjë mund ta thotë vetë Leo”, është prehur Jamal.
Marrëdhënia mes Mesit dhe Lamines daton prej kohësh. Kur luante për Barcelonën, Mesi atëherë 20-vjeçar mori pjesë në një sesion fotografik për kalendarin e UNICEF dhe Barça, ku argjentinasi u kap duke larë Jamalin, yllin e ardhshëm, kur ishte vetëm pesë muajsh. Argjentinasi kishte lavdëruar Jamalin më parë i cili trashëgoi fanellën ikonike me numrin 10 të Mesit në Barcelonë sezonin e kaluar para finales së Kupës së Botës 2026.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm… një yll botëror”, tha Mesi. “Ai është 19 vjeç dhe ka një karrierë të tërë përpara”, ka përfunduar kapiteni i Argjentinës.
