Haaland kthehet në fenomen në Peru, 593 foshnja 'pagëzohen' me emrin e yllit norvegjez pas Botërorit

Haaland kthehet në fenomen në Peru, 593 foshnja

Emri i sulmuesit norvegjez Erling Haaland ka kaluar kufijtë e fushës së futbollit, duke u kthyer në një zgjedhje të re për shumë familje në Peru. Pas nisjes së Kupës së Botës 2026, qindra prindër kanë vendosur t’u vendosin fëmijëve të porsalindur emrin e një prej futbollistëve më të spikatur të turneut.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet peruane të regjistrimit civil, 593 fëmijë janë regjistruar me emrin “Haaland”. Zgjedhja është bërë në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe emrin e plotë të futbollistit.

Katër fëmijë mbajnë emrin Erling Braut Haaland, 91 janë regjistruar si Erling Haaland, ndërsa 498 të tjerë kanë vetëm mbiemrin Haaland si emër.

Fenomeni nuk është i ri në Peru, ku yjet e futbollit prej vitesh kanë ndikuar në zgjedhjet e prindërve për emrat e fëmijëve. Shumë qytetarë mbajnë emra të lidhur me figurat më të njohura të sportit botëror.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 3402 persona në Peru quhen Messi, ndërsa emri i Cristiano Ronaldos është përdorur nga shumë familje. Gjithashtu, 1241 persona mbajnë emrin Yamal, i frymëzuar nga talenti spanjoll Lamine Yamal, ndërsa 33 809 qytetarë janë emërtuar sipas yllit brazilian Neymar.

Kupa e Botës vijon të tregojë ndikimin e saj jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme të tifozëve, ku emrat e futbollistëve më të mëdhenj shndërrohen në simbol admirimi për brezat e rinj.

EMISIONET