Xhixho: “Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie

Deputetja dhe njëherësh dhe Zëvendës-Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se “Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie.
REAGIMI I ERISA XHIXHOS
“Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie.
523 projekte të përgatitura përpara se të ndryshohej ligji për Zonat e Mbrojtura. Kjo ngre vetëm një pyetje: kush e dinte paraprakisht se ligji do të ndryshohej?
Ky nuk është zhvillim. Ky është shtet i kapur, ku ligjet shkruhen për klientët e pushtetit dhe jo për qytetarët.
Ndërsa shqiptarët mezi përballojnë jetesën, apartamentet kushtojnë qindra mijëra euro, çmimet janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme dhe ndërtimi është kthyer në strehën e parave të pista.
“Albanian Files” nuk është thjesht një libër. Është një provë që kërkon hetim të menjëhershëm. Shqiptarët meritojnë të dinë kush përfitoi, kush ndryshoi ligjet dhe kush po pasurohet me pronën dhe të ardhmen e tyre.

