Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Deputetët shqyrtojnë institucionet e drejtësisë, ja rendi i ditës

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Deputetët shqyrtojnë

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16 korrik 2026 dhe njoftimet përkatëse, ndërsa më pas do të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025. Mes tyre janë:

Avokati i Popullit;
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ);
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP);
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH);
Prokuroria e Përgjithshme;
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Ndërkohë, jashtë Kuvendit është paralajmëruar edhe një protestë qytetare, pasi organizatorët e rezistencës kanë bërë thirrje për një tubim para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.

3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”

11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

EMISIONET