Ish-deputetja e PS: Antropologia amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja janë në Komisariatin Nr. 3

Ish-deputetja e PS: Antropologia amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa

Ish-deputetja e PS-së, Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar pas shoqërimit të dy aktivisteve gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit.

Shamku bën me dije se në Komisariatin nr. 3 janë shoqëruar antropologia gjuhësore amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja.

‘Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës. Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u arrestua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’ Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!”, shkruan ajo.

EMISIONET