Burimi : Protesta sjell reflektime të reja dhe debat për marrëdhënien mes qeverisë dhe qytetarëve

Burimi : Protesta sjell reflektime të reja dhe debat për

Analisti Genc Burimi, i ftuar në “Ora News”, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestuesit e cilësuar si “flamingo” dhe mesazhin e tij për një qasje të re të qeverisë ndaj qytetarëve.

Sipas Burimit, prezantimi i “Rilindjes 2.0” dhe dokumentit “Besa” është një përpjekje e kryeministrit Rama për të menaxhuar një situatë që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për mazhorancën.

Ai u shpreh se protesta e zgjatur ka krijuar një presion të ri ndaj qeverisë dhe se ndryshimi i retorikës së kryeministrit ndaj protestuesve tregon një përpjekje për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Burimi kritikoi edhe përdorimin e ambienteve publike për aktivitete politike, duke iu referuar mbledhjes së Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Sipas tij, në vendet perëndimore aktivitete të tilla do të shoqëroheshin me pagesa për përdorimin e ambienteve shtetërore.

Analisti tha se Rama ka ndryshuar qëndrim ndaj protestuesve, duke kaluar nga një gjuhë e ashpër në një qasje më pajtuese.

Sipas tij, ndarja e qytetarëve në “flamingo” dhe “korba” është një mënyrë politike për të dalluar ata që qeveria kërkon t’i dëgjojë nga kundërshtarët e saj.

Burimi u shpreh se protesta tashmë ka kaluar përtej kërkesave konkrete dhe është kthyer në një çështje më të thellë mes një pjese të qytetarëve dhe kryeministrit.

“Nuk e duan më Edi Ramën”, tha analisti, duke e krahasuar situatën me një marrëdhënie që ka humbur besimin.

Sipas tij, faktori kohë po favorizon protestuesit, ndërsa pakënaqësia ndaj qeverisë po ndikon edhe në perceptimin ndërkombëtar për kryeministrin Rama.

Genc Burimi: Shiko, në formë habitem gjithmonë se si kryeministri nuk nxjerr konkluzione nga raportet e OSBE-ODIHR-it ku shkruhet që në Shqipëri nuk ka kushte të barabarta gare. Po ta vini re, ishte një mbledhje e Partisë Socialiste, e deputetëve socialistë që mblidhen në Pallatin e Brigadave. Tashi Pallati i Brigadave i takon të gjithë Republikës, të gjithë qytetarëve, që në Francë, në perëndim, në të tilla raste do ta merrje me qira dhe do paguaje qiranë për eventin që bën. Nuk e di, nuk e besoj që Rama si shef i PS-së ta ketë bërë këtë gjë, të paktën të përdorë paratë e të gjithë qytetarëve për një event partiak. Në këtë rast edhe Redi Muçi, nëse marrim atë si shembull si deputeti sot i vetëm i deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, ka të drejtë të shfrytëzojë Pallatin e Brigadave.

Pra, kjo për formën, e një gjë që nuk duhet ta lëmë pa e përmendur sepse kthehet në normalitet. Është një parti-shtet, që te ne të paktën ku unë jetoj është e paimagjinueshme. Shpresoj edhe njëherë që të kenë paguar faturën e këtij eventi edhe të atyre më parë. Tani në përmbajtje. Përmbajtja thjesht për mendimin tim tregon një panik në këtë moment të zotit Rama, sepse nuk po di si ta menaxhojë këtë protestë, që po zgjatet në kohë, që po reflektohet tani edhe te shkrimet e ndërkombëtarëve jo vetëm si një revolucion ambientalist, por edhe një revolucion kundër vetë Edi Ramës, korrupsionit, qeverisjes e gjithçka tjetër. Pra është një lëvizje që dita-ditës po e kthen Edi Ramën në një personazh toksik jashtë shtetit dhe ai kërkon t'i japë një fund dhe nuk di se si.

Atë, atë lloj bipolariteti, kur në fillim fare u shpallën armiq të gjithë protestuesit. U quajtën armiq këta, të gjithë u bënë të dalin kështu e kështu dhe sot shfaqen, si miku më i madh i protestuesve. Nuk mendoj se kishte vetëm influencer. flasim për ta, sepse ata ishin në numër shumë të lartë në ditët e para. Ne e kemi bërë së bashku si listë. Nuk jam, nuk jam dakord me këtë varet, nga koha ka çdo kush. Unë shoh veten time, isha shumë prezent në kamera, në shtyp ditët e para, pastaj edhe unë këtë moment jam me pushime.

Është gjithsecili që nuk mund të detyrosh. Pra kështu, disa influencues bien, në thonjëza të tjerë ngrihen, siç sot si super influencuese u cilësua në mos gaboj kush që është Dua Lipa, apo jo? Kështu që nuk është, nuk është ky debati sot. Për mendimin tim se debati ishte të bëhej. Debati ishte, një zoti Rama ishte në panik, nuk diti ta menaxhojë këtë protestë, e trajtoi në një fushatë toksike edhe sot vendos, pra në një lloj bipolariteti, skizofrenie, ta kthejë rrotën 180 gradë nga dje që ishin të gjithë armiq, të shitur, të provokuar nga Irani, nga dreqi e me radhë, të gjithë sot.

 "Flamingot janë miqtë tanë, jemi ne, problemi s'janë ata. Problemi i njerëzve s' jemi shumë arrogantë". Pra, porosia është këtu, u thotë ministrave, deputetëve të PS-së: tregoheni më pak arrogantë. Pra gjithçka është një ndryshim në fjalë, në terminologji, sepse në fakt në realitet ai mbetet po aq i dhunshëm sa më parë ndaj flamingove në thonjëza. E pamë me shkopinjtë e gomës, e pamë me atë gaz lotsjellës, lëndë acid që të digjte lëkurën dhe kjo s'do ndryshojë. Kështu që Rama do të thotë që në të ardhmen kur të vazhdojë t'i përdorë këto metoda brutale shtypjeje, do të thotë që "i përdora kundra sorrave dhe korbëve".

Pra midis flamingove ai thotë, operon një lloj dallimi midis flamingove që duhen dëgjuar, që janë miqtë tanë, shokët tanë, dhe sorrave dhe korbëve. Po një pyetje është, si i dallon ti? Ata nuk mbajnë ndonjë pllakat, disa me pllaka të zeza, të tjerët me pllaka rozë, të gjithë njerëz janë, veshje kanë. Pra, jemi sot në një strategji të re të Ramës si ta mbyllë këtë protestë, pasi nuk arrin dot të dalë nga mbyllja e protestës. Përderisa fillimi ishte aq i madh, do të kesh gjithmonë një grusht njerëzish të motivuar.

Mund të themi që kishim një rënie apo rritje sipas ngjarjeve. Për shembull, ndodhi rënia e pakategoriut, ndodhi pesë kontarja e Shabanave, ndodhi kështu dhe humbja e pak a shumë nëse i bishin fonot. U qetësua disi në qershor, panë 200.000 veta në rrugët e Beogradit kundër Vuçiçit e që u detyrua, u shpallën zgjedhje të parakohshme, ende s'dihet data. Kështu që numri nuk është i sigurt, por është e sigurt që këta do të vazhdojnë të qëndrojnë sepse ka kaluar në diçka personale, dhe Rama këtë s'po arrin ta kuptojë sot. Rama sot në fjalimin e tij shkoi dhe biles citoi edhe një filozof të shquar francez, Tocqueville, që ka bërë një libër mbi Amerikën, "Demokracia në Amerikë", dhe u mbështet gjasme te Tocqueville për të treguar që "shiko, ajo që po na ndodh neve", sipas Ramës në filozofinë e tij, "që sa më shumë bën për një komb, aq më shumë kombi tregohet ndaj teje mos tolerant, i padurueshëm".

Pra, ka një padurim për të kërkuar ndryshime të shpejta. Kështu e interpreton Rama, por harron diçka më të thjeshtë dhe prandaj kjo protestë po zgjatet: që nuk e duan më. Është bërë diçka epidermike, nuk e duan më Edi Ramën. Është epidermike, është diçka psikanalitike. Nuk ka më lidhje fare, tani a zgjidhe apo u tregove arrogant. Nuk e duan më! Është si një çift që ndahet, ka një divorc. Dhe nuk ia vlen më pastaj të shikojnë arsyet pse ti asht..Nuk e duan më. Tani sigurisht që për Ramën kjo nuk është arsye.

Për Ramën kjo nuk është arsye që të largohet, po është një fakt. Nuk e duan më dhe ai kot e ka dhe sot që kërkon arsye të tjera. Bëri një orë fjalim për të treguar arsye pse po ndodh kjo. Arsyeja sot e vetme është kjo, nuk e duan më. Por në këtë luftë, faktori kohë është në krah të flamingove sepse dhe Rama po kthehet toksik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sot ka thyer rekordin e çdo lideri në Europë, jo vetëm në Europën Demokratike. Në Francë patëm jelekverdhët, por jelekverdhët në një moment u shuan.

EMISIONET