Kai Trump zbulon nga e trashëgoi ambicien: Me siguri nga gjyshi im, Donald Trump

Kai Trump zbulon nga e trashëgoi ambicien: Me siguri nga gjyshi im, Donald

Kai Trump po ndërton gjithnjë e më shumë profilin e saj publik, duke kombinuar pasionin për golfin, modën dhe aktivitetet në rrjetet sociale.

19-vjeçarja, vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump, së shpejti do të nisë studimet në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë edhe e ekipit të golfit të universitetit.

Gjatë një interviste në emisionin “Fox & Friends”, Kai foli për angazhimet e saj të shumta dhe mënyrën se si arrin të ruajë ekuilibrin mes sportit, studimeve dhe projekteve personale.

E pyetur se nga e ka marrë ambicien për të pasur sukses në fusha të ndryshme, ajo përmendi gjyshin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.

“Me siguri nga gjyshi im”, tha Kai me buzëqeshje, duke sugjeruar se këmbëngulja dhe dëshira për të arritur objektivat janë cilësi që i ka trashëguar prej tij.

Përveç rezultateve në golf, Kai ka fituar popullaritet edhe në rrjetet sociale dhe në botën e modës, ku ndan shpesh momente nga jeta e saj.

Ajo gjithashtu foli për marrëdhënien me Donald Trump, të cilin e përshkroi si një person “shumë të lezetshëm” dhe më të relaksuar nga mënyra se si shpesh perceptohet në publik.

 

 

EMISIONET