Charlize Theron nuk i reziston transformimit të Matt Damon: Po i shikoja të pa*met...

Charlize Theron nuk i reziston transformimit të Matt Damon: Po i shikoja

Charlize Theron ka shkaktuar të qeshura me një rrëfim plot humor për kolegun e saj Matt Damon, duke pranuar se transformimi i tij fizik për filmin “The Odyssey” ishte aq mbresëlënës, sa nuk mund të mos ia vinte re fizikun.

Gjatë një interviste, aktorja tregoi se Damon dukej në formë të jashtëzakonshme pas përgatitjes intensive për rolin e Odiseut në filmin e ri të Christopher Nolan.

Me humor, Theron pranoi se nuk i shpëtuan syrit as të pasmet e aktorit.

Po i shikoja të pasmet… Nuk duhet ta them këtë-tha ajo duke qeshur, duke e kthyer menjëherë deklaratën në një moment gazmor.

Charlize dhe Matt Damon njihen prej më shumë se dy dekadash. Dyshja luajti së bashku në filmin “The Legend of Bagger Vance” në vitin 2000, ndërsa aktorja tha se ribashkimi me mikun e saj në sheshxhirim ishte një përvojë shumë emocionale.

Nga ana tjetër, Damon ka folur më herët për sakrificat që bëri për t’u shndërruar në Odiseun legjendar.

Aktori humbi më shumë se nëntë kilogramë dhe iu nënshtrua një programi intensiv stërvitor, sipas kërkesës së regjisorit Christopher Nolan, i cili donte që personazhi të dukej “i dobët, por i fuqishëm”.

Për të arritur këtë transformim, Damon bashkëpunoi ngushtë me ekipin e tij mjekësor dhe ndryshoi rrënjësisht regjimin ushqimor.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme, sipas aktorit, ishte eliminimi i glutenit nga dieta, për të cilin beson se pati ndikim të madh në rezultatet fizike.

“The Odyssey”, një nga projektet më ambicioze të Christopher Nolan, pritet të jetë një nga filmat më tëkomentuar të vitit, ndërsa transformimet e aktorëve dhe përkushtimi ndaj roleve kanë tërhequr vëmendjen e publikut edhe përpara premierës.

EMISIONET