Nga diagnoza e rëndë te trajtimi jashtë vendit/ Dëshmia e 60-vjeçarit: SIGAL mbuloi terapinë që kushtonte deri në 9 mijë euro çdo 28 ditë

“Vetëm falë sigurimit pata mundësinë të trajtohem jashtë vendit dhe të vazhdoj trajtimin atje.”

Një sigurim shëndetësor privat ndihmon financiarisht për të përballuar me sukses sëmundje që, në të kundërt, do të ishin të papërballueshme.

Një qytetar 60-vjeçar, me identitet të mbrojtur, rrëfeu për Ora News përvojën e tij si përfitues i një sigurimi shëndetësor privat.

“Po të mos kisha pasur sigurim privat te SIGAL, do të ishte një pikëpyetje e madhe nëse sot do të isha ende gjallë, sepse nuk do të kisha pasur mundësi financiare, as personalisht dhe as familjarisht, për t’u trajtuar jashtë vendit”, tha dëshmitari.

Në vitin e tretë të sigurimit, pacienti u diagnostikua me një tumor shumë të rrallë.

Sigurimi shëndetësor në SIGAL mundëson edhe terapinë e personalizuar onkologjike (Target Therapy), të bazuar në analizën gjenetike të tumorit, një metodë e avancuar e trajtimit.

“Kostoja e trajtimit ishte jashtëzakonisht e lartë. Fillimisht, preventivi ishte rreth 4 mijë euro çdo tre javë, pasi në këtë interval zhvillohej seanca e imunoterapisë. Më pas, sipas skemës së re të imunoterapisë dhe terapisë së targetuar, kostoja arriti në rreth 8 500–9 000 euro çdo 28 ditë”, u shpreh dëshmitari.

Fillimisht, trajtimi ishte parashikuar të zgjaste rreth një vit deri në një vit e gjysmë. Megjithatë, duke parë ecurinë e sëmundjes dhe vlerësimet e mjekëve, u pa e arsyeshme që ai të vazhdonte edhe në një fazë të dytë.

Sigurimi financiar është gjithashtu një garanci për qetësinë e familjes.

“Nga ana tjetër, familja ime ndihet e qetë dhe e sigurt, sepse e di se, nga pikëpamja financiare, trajtimi im vazhdon të mbulohet nga SIGAL. Pikërisht për shkak të përvojës sime, edhe anëtarët e tjerë të familjes janë siguruar pranë SIGAL”, tha dëshmitari.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka dëmshpërblyer rreth 1.5 milionë euro në sigurimet shëndetësore, që përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha pagesave të kryera nga industria e sigurimeve shëndetësore.

Nga diagnoza e rëndë te trajtimi jashtë vendit/ Dëshmia e

EMISIONET