Rritet alarmi në Kongo/ 1,155 raste të konfirmuara me Ebola, mbi 300 të vdekur

Rritet alarmi në Kongo/ 1,155 raste të konfirmuara me Ebola, mbi 300

Numri i rasteve të konfirmuara nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 1,155, ndërsa 304 persona kanë humbur jetën, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Sipas buletinit më të fundit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja dhe 5 vdekje, duke treguar një rritje të vazhdueshme të përhapjes së virusit në vend.

Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se forcimi i mbikëqyrjes epidemiologjike ka ndihmuar në zbulimin më të hershëm të rasteve, por transmetimi i virusit mbetet në rritje javë pas jave.

Shpërthimi aktual, i shpallur më 15 maj, shkaktohet nga lloji i rrallë i virusit Budibugio, për të cilin nuk ekziston trajtim apo vaksinë specifike. Ndryshe nga lloji Zaire, për të cilin ekziston vaksinë, ky variant konsiderohet më i vështirë për t’u kontrolluar.

Autoritetet besojnë se virusi mund të ketë qarkulluar i pazbuluar për një periudhë para shpalljes së shpërthimit, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e zinxhirit të infeksionit.

Ebola mbetet një nga viruset më vdekjeprurëse në Afrikë, me një shkallë vdekshmërie që varion nga 25% deri në 90%, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në dekadat e fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimet e ndryshme të këtij virusi në kontinent.

EMISIONET