Meksikë/ Kryebashkiaku ekz*kutohet brenda institucionit

Meksikë/ Kryebashkiaku ekz*kutohet brenda institucionit

Kryebashkiaku i qytetit Temoac, në shtetin Morelos të Meksikës qendrore, është vrarë nga persona të armatosur brenda ndërtesës së bashkisë, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit.

Valentin Lavigne, kryebashkiak i Temoac dhe anëtar i partisë në pushtet MORENA, u gjet i pajetë nga policia në ambientet e bashkisë. Sipas raportimeve të mediave, ai kishte qenë më herët objekt i një atentati në janar, të cilit kishte arritur t’i mbijetonte.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivin e sulmit.

Shteti Morelos është një nga zonat ku veprojnë grupe të ndryshme të trafikut të drogës dhe përballet prej vitesh me nivele të larta dhune të lidhur me aktivitetin kriminal.

Vrasja e Lavigne rikthen në vëmendje rrezikun me të cilin përballen zyrtarët lokalë në Meksikë. Që prej vitit 2006, kur nisi përshkallëzimi i dhunës së bandave të drogës, dhjetëra zyrtarë vendorë janë vrarë në vend.

Një tjetër rast që tronditi opinionin publik ishte vrasja e kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Manzos, në fund të vitit 2025, i cili u ekzekutua gjatë një aktiviteti publik pasi kishte sfiduar kartelet e drogës.

EMISIONET