Zyrtarizohet shkëmbimi, Dalbert e Biraghi shkëmbejnë fanellat

Zyrtarizohet shkëmbimi, Dalbert e Biraghi shkëmbejnë fanellat

Mbrojtësi i Interit, Dalbert është futbollisti më i ri i Fiorentinës.

Lajmi i kalimit të brazilianit në "Artemio Franchi" është zbuluar nga faqja zyrtare e klubit. Në fjalët e tij të para, 25 vjeçari, i cili do të luajë si i huazuar te Fiorentina është shprehur i lumtur për këtë hap në karrierë.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu, do të shoh së shpejti. Forza Viola! ”-shkruajti Dalbert në rrjetin e tij social "Instagram".

Për kartonin e tij, Inter shpenzoi plot 21 milionë euro. Ai lëviz në drejtim të Firencës si pjesë e operacionit që dërgon Cristiano Biraghi te Interi. Gjatë dy sezoneve të shkuara, Dalbert luajti vetëm 26 takime, teksa te Fiorentina pritet të jetë një tjetër histori.

EMISIONET