Zyrtarizohet gjithçka, Rrahmani firmos për 5 vite te Napoli

Zyrtarizohet gjithçka, Rrahmani firmos për 5 vite te Napoli

Napoli i sezonit të ri do të ketë të paktën një futbollist shqiptar.

Kjo konfirmohet pas ditës së sotme, me qendërmbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka mbërritur në "Villa Stuart" në Romë për të kryer vizitat me "të kaltërit".

I shoqëruar nga agjenti i tij, Rrahmani ka hedhur firmën në kontratën 5 vjeçare. Lojtarit i mjaftuan vetëm gjashtë muaj për të shpërthyer te Hellas Verona.

Kartoni i Rrahmanit do t'i kushtojë arkave të Napolit 12 milionë euro plus 2 milionë të tjera që do të shkojnë në formë bonusi dhe do të mbetet te Verona deri në fund të sezonit. Për lojtarin ka një kontratë pesë vjeçare me 1.8 milionë euro në sezon.

Rrahmani firmos kështu me skuadrën ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, me shkodranin që i ka ditët e numëruara në "San Paolo".

EMISIONET