Zyrtarizohet gjithçka, futbollisti i Kukësit zgjedh skuadrën e ardhshme

Edhe pse nuk ka luajtur thuajse asnjë minutë me skuadrën e Kukësit, portieri i SPAL, Alfred Gomis ka bindur drejtuesit për të zgjatur kontratën me ta deri në vitin 2022.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian, ku shton se ka kënaqësinë të lajmërojë zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve.

"SPAL ka kënaqësinë të shpallë rinovimin e kontratës së lojtarit Alfred Gomis.

"Portieri italian-senegalez zgjeroi marrëdhëniet me shoqërinë biancazzurra deri më 30 qershor 2022.

"Duke arritur në Ferrara në korrik 2017, Gomis tani ka mbledhur 48 paraqitje me këmishën SPAL."-thuhej në njoftimin e klubit italian.

Te verilindorët, Gomis erdhi në formulën e huazimit gjatë merkatos së janarit, por duket se nuk do të blejë kartonin e tij në fund të sezonit.

EMISIONET