Zyrtari i lartë amerikan mesazh nga Tirana "miqve" rus për Ballkanin

Zyrtari i lartë amerikan mesazh nga Tirana "miqve" rus për

Nga Tirana, zv/ndihmës sekretari amerikan, Pete Marocco, i adresoi një mesash të qartë Rusisë, "të mbajë duart larg nga Ballkani".

Duke folur në darkën për pjesmarrësit në Mëngjesin e Lutjeve për Europën Juglindore që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi shtroi të premten, Marocco tha se është e faktuar tashmë ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e të gjitha vendeve, nga Afrika në Ballkan.

Ai tha se ardhmja e rajonit është e ardhmja europiane.

Pjesë nga fjalimi i zyrtarit amerikan

Anëtarësimi në NATO, e kuptojmë që kjo nuk është për të gjithë por dëshiroj t'ju theksoj të gjithëve ju që parneriteti  dhe bashkëpunimi në këtë këtë proces është shumë i rëndësishëm. Dua që komentet e mia të mos keqkuptohen.

Ne e ndajmë vizionin tuaj, vizionin tuaj evropian, të ardhmen tuaj. E ardhmja juaj është e ardhmja europiane. Gjithashtu ka nga ata që duan që t'iu ndalin juve, t'iu shkaktojnë probleme por në shpirtin, në frymën e kësaj miqësie dëshiroj tu them miqve tanë rus: Shikoni çfarë jeni duke bërë. Mos ndërhyni në zgjedhjet në të gjitha vendet. Ju kemi parë në Afganistan, ju kemi parë në Venezuelë, ju kemi parë në Ballkan. Ju kemi parë sesi ju përpiqeni të sillni ndarjen ndërmjet miqve. Pra ju inkuraroj juve që mos të jeni pjesë e kësaj. Të ndaheni nga këta. Kjo nuk është ajo ku qëndron miqësia juaj. Pra suksesi juaj është brënda kësaj dhome me miqtë tuaj.

Procesi i paqes. Pika e tretë: Ju përmenda se kjo kërkon kohë dhe kohët e fundit unë kam qënë në negociatat e paqes në vendet afrikane. Kam qënë i nderuar dhe i impresionuar kur një nga anëtarët në tavolinë filloi të përmende një nga patriotët amerikan. Xhefersonin. Ky ishtë një vizion që u jepte amerikanëve në vendet e ndryshme të botë për demokracinë amerikane dhe kjo më kujton mua që kërkon kohë dhe që ky është një nder dhe privilegj që unë kam, duke qënë me ju, duke qënë pjesë i këtij procesi dhe duke qënë shembull për të gjithë ju.

Por unë jam në një mënyrë ekstreme, jashtëzakonisht optimist që gazsjellëse, Trans Adriatik do të sjellë të paktën atë që keni bërë ju me reformën në gjyqësor. Pra atë që e keni bërë me luftën kundër terrorizmit. Ndoshta më vonë do të kemi kohë të flasim dhe për riintegrimin, pra çfarë duhet të bëjmë me ata ushtarët që kthehen nga misioni.

Dëshiroj që të ndaj me ju se ne jemi me ju gjatë gjithë këtij procesi. Ne do vazhdojmë që tu vizitojmë juve. Të jemi pjesë e modernizmit tuaj. Të jemi pjesë e diskutimit tuaj, negociatave tuaja. Ne jemi miq. Dëshiroj përsëri që t'iu sfidoj juve që jenii duke ecur në sukses. Mos u fokusoni tek frustrimi, tek e shkuara, te gabimet e baballarëve tuaj. Pra tek liderit gjithmonë udhëheqi del mbi të kaluarën. Ka shumë diskutime të cilat po bëhen tani në SHBA dhe njëra prej tyre është dhe ajo që iu thashë. Është rroga minimale. Presidenti ynë e ka theksuar shumë herë.

Ai gjithmonë ka thënë se nuk do të flas për pagën minimale por për atë maksimale. Për mundësitë maksimale. Prandaj unë e admiroj këtë president. Ai ka një shprehje që është thënë nga Papa në 1912: Ne duhet të mendojmë në kontekstin për të punuar të gjithë sëbashku. Si një trup. Pra ju nuk jeni këtu për të bërë një jetesë. Ju jeni këtu për t'i mundësuar botës për të jetuar më mirë, me një vizion më të madh, me një shpirtë më të mirë për shpresë dhe arritje. Miqësia është e vetmja gjë që iu mban juve sëbashku. Prandaj iu inkurajoj juve që miqësia është vlera juaj më e madhe që ju mban ju sëbashku, vlera juaj më e madhe për sukseset dhe ju falenderoj juve dhe vazhdoni ta bëni këtë.


EMISIONET