Zyrtare/ Ylli i Skënderbeut firmos në Australi

Zyrtare/ Ylli i Skënderbeut firmos në Australi

Tashmë është zyrtare.

Kristi Vangjeli është futbollisti më i ri i Adelaide Olympic Football Club. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit australian, e cila zbulon firmën me mbrojtësin e Skënderbeut. Eksperienca e 33 vjeçarit pritet t'i shërbejë skuadrës së Adelaide për tu ngjitur në elitën e futbollit australian.

Më parë, Vangjeli është aktivizuar me skuadra si Aris, Chornomorets dhe Astra Giurgiu, teksa ishte pjesë e historisë së Skënderbeut. Me korçarët ai fitoi 5 trofe, ndërsa ishte dy herë pjesë e grupeve të Europa League.  

EMISIONET