Pas shpalljes kampioni i Bundesligës, Bayern Munich ka zgjatur kontratën me Rafinha-n edhe për një vit tjetër.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, njoftoi të premten se Rafinha dhe Arjen Robben kishin vendosur t’ia përkushtojnë të ardhmen e tyre klubit gjerman për edhe një sezon tjetër.

Rafinha, i cili bëri 27 paraqitje në kampionat këtë sezon, teksa Bayern-i festoi titullin për herë të gjashtë më radhë, sot nënshkroi zgjatjen e kontratës.

Kjo javë ka qenë shumë e mirë për mbrojtësin 32-vjeçar, i cili është përfshirë edhe në listën finale prej 23 futbollistëve të skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës në Rusi.

/Ora News.tv/