Zyrtare, Tirana-Vllaznia do të luhet pa tifozë

Zyrtare, Tirana-Vllaznia do të luhet pa tifozë

Të premten, në orën 18:00, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. 

Klubi bardheblu, në një njoftim për mediet ka bërë me dije që edhe kjo sfidë do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Me sa duket ndeshja e Kupës kundër Shënkollit nuk është llogaritur dhe kësisoj edhe të premten, kryeqytetasit nuk do të kenë mbështetjen e ultrasve të tyre.

“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

EMISIONET