Zyrtare/ Tirana godet në merkato, prezantohet sulmuesi i Milanit

Nnamdi Oduamadi është futbollisti më  i ri i Tiranës. Oduamadi luan në rolin e sulmuesit dhe vjen te bardheblutë nga radhët e skuadrës legjendare të Milanit. Ai është pjesë e kombëtares së Nigerisë, ku është aktivizuar në 13 takime duke shënuar dhe 4 herë.

Kartoni i tij zotërohet nga 7 herë fituesit e Champions League, Milani, por që ka mundur ta vesh vetëm 1 herë fanellën kuqezi, pasi është huazuar me skuadra të ndryshme në Itali, si Torino, Varese, Crotone dhe Latina. Tek Tirana Oduamadi vjen pas eksperiencës në Finlandë me kampionët në fuqi të vendit, HJK Helsinki.

27 vjeçari do të mbajë fanellën me numër 10 te Tirana ndërkohë që është bashkuar menjëherë me grupin, në prag të përballjeve ndaj Ilirisë për Kupën e Shqipërisë dhe atë të kampionatit ndaj Luftëtarit.


EMISIONET